Këshilli i prindërve në mënyrë aktive do të marrë pjesë në bashkëpunimin me Këshillin e prindërve të shkollave të tjera të mesme në nivel të komunës, qytetit dhe Republikës.

Këshilli  do  të  bashkëpunojëme  disa  institucione  shtetërore,  firma  private, organizata civile, ambasada të huaja me qëllim të realizimit të suksesshëm të planeve dhe  programeve  mësimore,  përkatësisht  përmirësimit  të  klimës  punuese  si  për nxënësit ashtu edhe për personelin edukativo arsimorë.

 

 

 

17.Komunikimi me opinionin dhe promovimi i shkollës

 

  • Bashkësia lokale

 

Bashkëpunimi  me  partnerët  social  realizohet  përmes  ndihmës  së  ndërsjellë

profesionale, me pajisje gjatë realizimit të projekteve të vogla shkollore, shfrytëzimin

e  mjeteve  demonstruese  dhe  veglave,  pranimi  i  nxënësve  gjatë  realizimit  të

ekskursioneve  të  planifikuara  profesionale,  vizitave,  me  ndërmarrjet,  institucionet

sociale,  institucionet  e  administratës  publike.

 

  • Institucione nga fusha e kulturës

 

Shkolla do të implementoj komunikim me institucionet nga fusha e kulturës: biblioteka,

muze,  teatro,  kinema  etj.  Nxënësit  do  të  marrin  pjesë  në  vizita të monumenteve kulturore historike, muzeumeve, ekspozitave etj.

 

  • Institucionet nga fusha e arsimit

 

Në bashkëpunim me shkollat tjera edhe këtë vit, planifikojmë që të vazhdojmë me

bashkëpunimin e deritanishëm me shkollat tjera. .

Vizita  e  nxënësve  në  disa  prej  shkollave  me  shkëmbim  ose  gjatë  realizimit  të

ekskursioneve profesionale është aktivitet i planifikuar që deri më tani është realizuar.

Bashkëpunimi i aktiviteteve sportive dhe garave në nivel komunal, rajonal dhe

republikan, gjithashtu është një aktivitet i planifikuar për bashkëpunim me shkollat tjera

të Republikës.

Për të gjithë vështirësitë, paqartësitë dhe shqyrtimet,

propozimet  dhe  mendimet,  pjesëmarrja  në  përpilimin  e  planave  dhe  programeve

mësimorë  realizohet  bashkëpunimi  që  edhe  deri  më  tani  kemi  realizuar  dhe

planifikuar, edhe këtë vit  planifikojmë që të realizojmë këto bashkëpunime me këtë

do  të  kontribuojmë  për  kultivimin  e  traditës  dhe  zhvillimin  e  programeve  të  reja

mësimore.