Secila shkollë e krijon politikën e saj për promovimin e integrimit ndëretnik në arsim dhe i planifikon aktivitetet sipas karakteristikave të vetë shkollës. Megjithatë, secila shkollë duhet të realizojë

aktivitete të përbashkëta me nxënës që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore.

Me projektin për integrimin ndëretnik në arsim, shkolla u mundëson nxënësve të zhvillojnë respekt, si të kulturës së tyre, ashtu edhe të kulturave të bashkësive të tjera etnike që jetojnë në R.M. Nxënësit mësojnë për tolerancën, respektimin e dallimeve dhe kultivimin e vlerave të jetesës së përbashkët në shoqëri multikulturore.

Shkolla duhet të siguron klimë në të cilën kultivohet barazia për të gjithë dhe në të cilën ndërmerren masa për mbrojtjen e nxënësve nga të gjitha format e diskriminimit.

Integrimi ndëretnik në arsim paraqet investim në ardhmërinë e fëmijëve dhe të rinjve, sepse u ndihmon të bëhen qytetarë të përgjegjshëm që dinë të jetojnë bashkërisht në shoqëri multikulturore/multietnike dhe bashkërisht të kontribuojnë për zhvillimin e shoqërisë së tillë.

Nxënësit që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta përmes orëve të përbashkëta dhe ose projekte hulumtuese ose në aktivitete jashtëmësimore dhe të lira të xënësve, siç janë ekskursionet, shfaqjet teatrale, lojërat sportive etj. Gjatë kësaj duhet të kemi parasysh se:

  • planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta është një parakusht i rëndësishëm për realizimin e tyre të suksesshëm;
  • aktivitetet e përbashkëta janë të realizueshme nëse janë mjaft tërheqëse për nxënësit – burojnë nga interesi i tyre dhe i motivojnë për angazhim serioz dhe afatgjatë;
  • për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta njësoj janë të rëndësishme produkti që është përcaktuar përmes qëllimit të përbashkët dhe interaksioni i drejtpërdrejtë në procesin e ardhjes deri të produkti.

Përmes përvojës së kontaktit të organizuar të ndërsjellë dhe interaksionit të drejtpërdrejtë, nxënësit:

  • Mësohen të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;
  • Fillojnë t’i dallojnë dhe t’i pranojnë ngjashmëritë e ndërsjella
  • dhe t’i respektojnë dallimet e ndërsjella;
  • Krijojnë vetëbesim të ndërsjellë;
  • Përvetësojnë shkathtësi për jetë të përbashkët në mjedis multietnik.

Kontakti dhe interaksioni i drejtpërdrejtë kontribuojnë për pakësimin e stereotipave dhe paragjykimeve negative ndaj të tjerëve.

Shkollat do të planifikojnë një numër të madh të aktiviteteve, ku disa aktivitete realizohen në nivel të shkollës (edhe në shkollat njëgjuhëshe edhe në ato shumëgjuhëshe), ndërsa disa të tjera realizohen ndërmjet SHKOLLAVE PARTNERE me gjuhë të ndryshme mësimore:

AKTIVITETET E PËRBASHKËTA MËSIMORE

  • Orë të përbashkëta (për shembull, në lëndën e gjuhës së huaj, në lëndën e edukatës fizike

dhe shëndetësore dhe/ose në lëndën e artit figurativ).

  • Aktivitete projektuese në kuadër të lëndëve të rregullta.
  • Mësim në natyrë.
  • Aktivitete projektuese në arsimin gjimnazist.
  • Orë të lira në shkollat profesionale.

AKTIVITETE E PËRBASHKËTA AFATSHKURTRA JASHTËMËSIMORE

  • Ekskursione, piknikë dhe vizita.
  • Gosti dhe vizita të ndërsjella.
  • Shfaqje dhe festime.
  • Mbrëmje të gjysmëmaturës/maturës dhe ahengje të tjera.
  • Ahengje dhe ngjarje të tjera sociale.
  • Aksione ekologjike.
  • Ngjarje në komunitet/komunë.