Vizioni i kësaj shkolle do të bazohet në shumë komponente që kanë të bëjnë me programet sa më të përsosura eduativo-arsimore, kualifikimet dhe rikualifikimet e trupit edukativo-arsimor dhe aftësimin permanent të tyre professional në përputhshmëri me kërkesat e kohës në iniciativat e ndryshme individuale dhe kolektive në organe, organizata, këshillat prindërore, subjekte të ndryshme komunale dhe republikane që kanë të bëjnë me arsimin fillor dhe më gjërë nga bashkëpunimi në mjedisin lokal, Komuna e Sarajit si dhe faktorë të tjerë të ndryshëm të jashtëm e të brendshëm.

Duke u nisur gjendja momentale në shkollë, rezultatet e deritanishme, punës dhe angazhimit profesional te kuadrit arsimor, rrethanat e ndryshme pozitive, vizionin e shkollës sonë e definojmë si imperative që :

“ Të ndërtojë kushte të shkëlqyeshme për mësim bashkëkohor më forma, metoda dhe mjete të  reja për mësim, duke bashkëpunuar vazhdimisht me prindët e nxënësve ,me shkollën partnere në kuadër të projektit për integrim ndër etnik dhe duke u bërë shëmbull për gjeneratat e reja të të gjitha bashkësive etnike “.