Shkolla Fillore “Sami Frashëri“

Shkolla fillore komunale “Sami Frashëri“ është e vendosur në Gllumovë, Komuna Saraj-Shkup. Gllumova i takon  trevës së Dervenit dhe shtrihet në rrugën Saraj-Matkë pranë lumit Treska, liqenit artificial Treska  dhe liqenit artificial Matkë.

Në këtë mjedis mësimi  zhvillohet  në kuadër të shkollës fillore komunale “ Sami Frashëri “ në Gllumovë dhe dy shkollat periferike në Shishovë dhe Matkë.       

Të theksojmë se në Gllumovë mësimi prej klasës së parë deri në klasën e nëntë zhvillohet në gjuhën shqipe, ndërsa në Shishovë prej klasës së parë deri në klasën e pestë mësimi zhvillohet  në gjuhën shqipe dhe maqedone. Në Matkë prej klasës së parë deri në të pestën mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe.      

Nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “ Sami Frashëri “Gllumovë, për rezultatet e arritura janë shpërblyer nëpër shumë gara në nivel komunal, në nivel të qytetit të Shkupit, dhe atë Republikan. Vlen të përmendet se pas kryerjes së arsimit fillor një numër i madh i nxënësve vazhdojnë në shkolla  të mesme dhe fakultete.Të theksojmë se nga shkolla fillore komunale  “ Sami Frashëri “  Gllumovë, kanë dalë mjaft gjenerata të suksesëshme nxënësish të cilët më vonë kanë ushtruar funksione të larta shtetërore , si ministra (katër ministra në qeveritë e Republikës së Maqedonisë së veriut) kryetarë të komunës së Sarajit (dy kryetarë të komunës ), dhe drejtori të ndryshme në nivel Republikan, në nivel të qytetit të Shkupit dhe në nivel komunal. Një numër i tyre sot janë arsimtarë në këtë shkollë ku me sukses realizojnë procesin edukativo-arsimorë. Me zhvillimin edhe më të madh të përgjithshëm ekonomik, decentralizimin e suksesëshëm dhe mbështetjen  efikase të Komunës së Sarajit kjo  shkollë do të zhvillohet edhe më tepër dhe më me sukses.